Luftanija amerikane i afrohet gadishullit, “trembet” Koreja Veriore
Koreja e Veriut ka bërë thirrje për një luftë mbarëkombëtare kundër SHBA-ve dhe "lëvizjeve të saj si gangster për dominim dhe agresion."

Deklarata vjen ndërkohë që një anije luftarake amerikane, po i afrohet Gadishullit Korean për stërvitjet me Korenë e Jugut.

"Lëvizjet e gangsterëve amerikanë për sundimin, nënshtrim dhe agresionin, po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme pas trazirave të etura për luftë të Presidenti amerikan Donald Trump, i cili shpalosi pa hezitim dëshirën për shkatërrimit total të Koresë së Veriut' tha një zëdhënës i Koresë së Veriut.

"Tradhtarët amerikanë dhe maniakët e konfrontimit në Korenë e Jugut janë duke ngritur një histeri të tilla lufte", thuhet në deklaratë.

Pheniani gjithashtu kundërshtoi traktatin 64-vjeçar midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut, i nënshkruar në vitin 1953, i cili lejon Uashingtonin të vendosë forcat ushtarake në Korenë e Jugut.

Traktati është një "dokument agresiv lufte” i cili ndihmon Uashingtonin të mbajë "forcat e tij agresive imperialiste" në Korenë e Jugut, tha Koreja e Veriut. /albeu.com/


Shtuar më 07/10/2017, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori