Juventus, dëgjo Sissokon: Rinovoni me Rabiot, ai është kampion. Nëse doni të rindërtoni ekipin firmosni me Conte

Ish-mesfushori Mohamed Sissoko ka dhënë një intervistë për “TuttoJuve” dy ditë përpara ndeshjes Juventus-PSG.

“Është një sfidë po aq e rëndësishme që mund të përfaqësojë hyrjen në Europa League. Ka zhgënjim për eliminimin, por për Juven nuk duhet të jetë një ndeshje miqësore. PSG është shumë i fortë, por jo i pamposhtur.

Për të fituar duhet të luash mirë, tifozët duhet të gëzohen. Lojtari më i mirë në muajt e fundit është padyshim Rabiot, ai po luan mirë dhe vazhdimisht gjen rrugën drejt golit.

E shoh më të bindur, më të sigurt , është e qartë se tani ai është shumë mirë te Juve. Gjatë verës u fol shumë për transferimin e tij te Manchester United, por e vërteta është se ai kishte të drejtë që të qëndronte dhe nëse do të isha në klub do të rinovoja kontratën e tij sepse ai është kampion.

Gjithashtu, Juventus nëse do të rindërtohet dhe të kthehet në majë, duhet të nënshkruaj me patjetër me Antonio Conte”, është shprehur Sissoko./h.ll/albeu.com


Shtuar 31.10.2022 13:10