Lufta sekrete mbi qiejt e Sirisë (FOTO LAJM)

Prej disa muajsh në qiejt e Sirisë po mbizotëron një "paqe", e cila rrezikon të thyhet nga momenti në moment për shkak se në zonë gjenden një numër i madh forcash ushtarake si edhe SHBA dhe Rusia me armët më të sofistikuara të tyre.

Wshtë një "paqe" e cila sipas mediave ndërkombëtare vjen edhe për shkak të vendosjes së raketave S-300 ruse në duart e regjimit të Asadit, të cilat pretendohet se mund të godasin bombarduesit izraelitë që fluturonin më parë duke shkatërruar çdo objektiv iranian apo sirian në territorin e Sirisë, raporton Albeu.com.

Nuk po fluturojnë izraelitët mbi qiellin sirian, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të fluturojnë amerikanët.

Avionët e sofistikuar F-18 dhe F-22 amerikan janë duke patrulluar të pashqetësuar mbi qiellin e Sirisë, ndërsa Irani kërcënoon vazhdimisht se do të godasë objektivat amerikane në rajon duke mos guxuar kurrë ta bëjë një gjë të tillë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ndërkohë, ka dyshime se avionët amerikanë janë duke fluturuar mbi Siri për të marrë të dhëna mbi sistemin e mbrojtjes ajrore të këtij vendi të cilat më pas do të ndahen me izraelitët e qëllim ngritjen e sistemeve që mund t'u kundërpërgjigjen atyre.

Megjithatë, ka raportime, këto edhe nga vetë Pentagoni se sistemi i mbrojtjes ajrore të Sirisë nuk është ende gati dhe mund të bëhet funksional deri në janar të vitit të ardhshëm.

Deri atëhere, qiejt e Sirisë do të duken sikur janë në paqe, megjithatë aty është duke u bërë një luftë sekrete, e cila rrezikon nga momenti në moment të kthehet në një konflikt shumë më të gjerë. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2018, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori