Seanca për Presidentin, Alibeaj ndryshe nga Berisha: S’ka sens që PD të votojë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur ndryshe nga Sali Berisha sa i përket rolit që duhet të marrë opozita në zgjedhjen e Presidentit të ri.

Ai e quajti proces difektoz dhe theksoi se PD nuk do të jetë nesër në raundin e katërt.

“Presidenti duhet të simbolizojë vullnetin e popullit. U futëm në këtë proces në mënyrë të hapur, ndoqëm të gjithë hapat. Ne nesër nuk marrim pjesë në votim për të legjitimuar të gjitha sforcat tona.

Figura e nesërme do të jetë një zgjatim i radhës për Edi Ramën. Nuk është ky testi për të përcaktuar se cili është qëndrimi i palëve politike, ia bëmë të qarta shqiptarëve se cilat janë rregullat. Ne bëmë detyrën tonë. Unë besoj se vetëm serioziteti është mbajtur nga ne,” tha Alibeaj./albeu.com