Vodhi një automjet, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

Foto ikustruese

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fshehtësia”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës.

Vodhi një automjet, vihet në pranga 51-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë lokalizojnë dhe gjejnë në Durrës, automjetin e vjedhur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fshehtësia”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– A. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se me datë 22.08.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit G. R. Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve për këtë ngjarje, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen në Durrës, të automjetit të vjedhur nga 51-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 24.08.2022 14:43