Lufta në Ukrainë, a do të arrihet paqja?
Përfaqësuez zyrtarë të Kievit janë shprehur mbrëmë se është lajmëruar një takim mes ministrave të Jashtëm të Francës, Rusisë, Gjermanisë dhe Ukrainës në Astana të Kazakistanit më 9 janar, me qëllim që të mund të gjindet një zgjidhje për konfliktin në lindje të vendit.

Oleksiy Makeyev nga MPJ e Ukrainës tha se ekziston mundësi e mirë që të nënshkruhet një marrëveshje paqeje në Astana.

Ai i ka thënë televizionit të Ukrainës se ekziston mundësia që, po ashtu, për një takim në Kiev, ku do të merrnin pjesë zyrtarë nga Ukraina, Rusia, OSBE-ja dhe përfaqësues të rajoneve lindore, Donjeck dhe Luhansk, në Ukrainë, të cilat aktualisht janë nën kontrollin e separatistëve prorusë./dionis xhafa albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori