Lufta mes karteleve në Meksikë, varen 9 persona
Të paktën 23 persona janë vrarë në rrethana mizore në qytetin Nuevo Laredo të Meksikës, në kufi me Shtetet e Bashkuara. Nëntë trupa të pajetë janë gjendur të varur nga një urë. Ndërsa pak orë më vonë 14 trupa të copëtuar u gjetën në një makinë.

Pesë burra dhe katër gra u gjendën ngë zyrtarët e policisë me shenja torture në trupat e tyre. Një mesazh pranë kufomave thoshte se ata ishin anëtarë të kartelit të drogës Gulf, e që ishin vrarë nga banda rivale Zetas. /albeu.com/

Shtuar më 05/05/2012, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori