"Lufta e madhe sapo ka nisur"
Pëlqej
Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Valeri Heletej, ka akuzuar Rusinë se ka nisur luftën e madhe, që do u kushtojë jetën dhjetëra mijëra njerëzve.

“Një luftë e madhe ka mbërritur në pragun tonë, një luftë që Europa nuk e ka parë që prej Luftës së dytë Botërore. Humbjet nga kjo luftë nuk do jenë më në qindra, por në mijëra e në dhjetëra mijëra,” shkroi ai në Facebook.

Deklarata e tij vjen pasi trupat ukrainase po pësojnë disa humbje rresht. Sipas BBC, Rusia ka vendosur të ndryshojë të gjithë doktrinën e saj ushtarake si rezultat i krizës në Ukrainë dhe pranisë së shtuar të NATO-s në Europën lindore.
Shtuar më 02/09/2014, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori