I dërguari i OKB-së për ndërmjetësimin e paqes në
Siri, Lakhdar
Brahimi kërkoi ndihmën e presidentit iranian, Ahmadinexhad për zbatimin e një armëpushimi në vendin e përfshirë nga lufta civile, gjatë ditëve të festës fetare të Eid al-Adha, apo bajramit të vogël.
Pas vizitës që
Brahimi realizoi në Teheran, ai theksoi se një armëpushim i tillë do të krijonte kushte që të zhvillohet
procesi politik. I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe nënvizoi se kriza po rëndohet cdo ditë dhe theksoi nevojën për ti dhënë fund dhunës. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2012,
ora 13:27