Nard Ndoka në krah të Sali Berishës: Me 11 dhjetor Basha largohet me turp!

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme gjatë një intervistë ku deklaroi se Lulzim Basha do të largohet me turp dhe dështim pas 11 dhjetorit, ditë ku do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD.

“Nuk besoj që është rruga e duhur për faktin që me të vërtetë disa gjëra duhet të thuhen, por do të ishte më mirë konkurrencë të ideve, agjendës opozitare të dy datave. Dy kuvendet që padiskutim nuk janë zgjidhje.

Por nuk besoj se do te ketë krizë për faktin se z.Basha tashmë e ka humbur legjitimitetin për të qenë kryetar edhe pa Kuvendin. Foltoret e Berishës e kanë dëmtuar z.Basha.

Unë shoh largimin dhe dështimin me turp të Bashës. Më 11 dhjetor PD i jep rrugë të ardhmes së vet. Është një ngjarje që do mbahet mend gjatë. Kryetari i partisë më të madhe opozitare kapet peng. Nuk kishte ndodhur që në këto vite opozita të kapej.

PS e pati në burgun liderin Nano në atë kohë dhe nuk u kap nga mazhoranca. Është e trishtueshme që sot e kemi këtë realitet. Ta kemi të qartë që Basha është peng i Ramës që në vitin 2017”, tha Ndoka. /albeu.com/

 


Shtuar 24.11.2021 17:04