Lonely Planet: 10 qytetet që duhet t`i vizitoni patjetër në 2020-tën (FOTO LAJM)

Është vendlindja e Wolfgang Amadeus Mozart dhe shtëpia para luftës e familjes që frymëzoi “Tingulli i Muzikës”.

Nëse kjo nuk do të ishte arsyeja e mjaftueshme për ta vizituar, vitin e ardhshëm është përvjetori I 100-të i Festivalit me famë botërore të Salzburgut, një festë vjetore verore me muzikë, teatër dhe ngjarje kulturore që zhvillohen në të gjithë qytetin.

Salzburgu, në Austri, sapo është emëruar qyteti më i mirë nga Lonely Planet për tu vizituar në vitin 2020. Një shembull i një qytet-shtet kishtar, qendra historike e tij është e vendosur në mënyrë ideale midis Europës Veriore dhe Jugore.


Rezultati ishte një qytet i paprekur barok ku përzierja e kulturave italiane dhe gjermane shihet qartë gjatë një shëtitje nëpër këtë zonë të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Lista ka dhe nëntë qytete të tjera të cilat i gjeni në fotogalerinë e mësipërme.
Shtuar më 23/10/2019, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori