Londra ngre spitalin me 4 mijë shtretër, ndërhyn dhe ushtria (FOTO LAJM)

Koronavirusi ka mbërthyer edhe Britaninë e Madhe. Në përballje të pandemisë është ngritur spitali Nightingale me 4.000 shtretër në Londër.

Ushtarët që u angazhuan të arrihej afati teksa sot pritet të pranohen të sëmurët e parë, e krahasuan krizën e Covid 19 me betejën e Somme-s, gjatë luftës së Parë Botërore, e shndërruar në simbolin e konfliktit të viteve 1914-1916 për humbjet e mëdha, por edhe qëndresën e durimin.

Kolonel Ashleigh Boreham, që ka bërë dy ture në Irak e Afganistan, e përshkroi këtë si njërin prej misioneve më të mëdha të karrierës së tij.

“Ne po punojmë për njerëzit e këtij vendi. T`i shpëton jetë, dhe ato mund të jenë dhe jetët e familjarëve të tu. Është detyra më e madhe që kam pasur. Gjyshi im ishte në Somme, e kjo që po ndodh sot nuk është shumë ndryshe.

Thjesht është një betejë tjetër”, u shpreh Boreham. Spitali u ndërtua për rreth 10 ditë. Qendra të ngjashme me të po krijohen edhe në Manchester, Birmingham e Glasgoë, për të lehtësuar presionin mbi strukturat ekzistuese.
Shtuar më 01/04/2020, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori