Londra merr vendimin e beftë për xhamitë pas sulmit terrorist ku u vranë 49 myslimanë
Bashkia e Londrws marrë masa të menjëhershme pas sulmeve terroriste në xhamitë në Zelandën e Re, ku mbetën të vdekur rreth 50 persona e u plagosën mbi 40 të tjerë.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan ka shprehur ngushllime për familjarët e viktimave të sulmeve terroriste në xhamitë në Zelandën e Re.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se ka vendosur të përforcojë sigurinë rreth xhamive në kryeqytetin britanik. Që nga sot rreth xhamive do të ketë pjesëtarë te policisë dhe zyrtarë të armatosur.

“Dua të siguroj komunitetin mysliman në Londër. Kam qenë në kontakt me policinë. Do të ketë pjestarë të policisë rreth xhamive sot, si dhe zyrtarë të armatosur derisa londinezët shkojnë për t’u lutur”, deklaroi ai.

Ndryshe, Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e përshkroi sulmin në xhami si sulm terrorist dhe një nga “ditët më të errrëta” të vendit.

Në ndërkohë, zëdhënësi i Policisë ka njoftuar se për këtë rast tre burra dhe një grua janë në paraburgim derisa ka paralajmëruar se shumë të dyshuar të tjerë mund të jenë akoma të lirë.
Shtuar më 15/03/2019, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori