Londra do të drejtohet për herë të parë nga një kryebashkiak mysliman
Sadiq Khan, kandidati laburist është duke fituar garën për kryebashkiak të Londrës, në avantazh të dukshshëm me 44,3 % të votave përballë rivalit të tij, konseravtorit Zac Goldsmith me 34, 8 % edhe pse numërimi ende nuk ka përfunduar.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje lokale janë vlerësuar shumë më të larta sesa në vitin 2012, me një rritje prej 7% duke shkuar në 45%.

Nëse Khan zgjidhet kryetar bashkie, kjo do të jetë hera e parë që Londra do ta kishte një kryebashkiak mysliman.

Khan është me origjinë nga Pakistani dhe është fëmija i pestë nga 8 motrat dhe vëllezërit e tij.

Kurse Goldsmith, nga ana tjetër, rrjedh nga një familje miliarderësh të një dinastie hebreje dhe është djali i një pasaniku. /Albeu.com/
Shtuar më 06/05/2016, ora 20:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori