Londra bëhet gati për protestën më të madhe në histori!
Londra po përgatitet të mbajë "protestën më të madhe në historinë e Britanisë" kur Donald Trump të mbërrijë për vizitë zyrtare në Britani të Madhe.

Gjatë një interviste me Piers Morgan, Trump pretendoi se zonja May e kishte ftuar atë të vizitonte Mbretërinë e Bashkuar, përcjell albeu.com

Ai shtoi se ai do të udhëtojë në Britani për një vizitë pune.

"U propozua që vizita shtetërore të zhvillohet në tetor", tha ai.

Pas deklaratës së Trump, më shumë se 22,000 njerëz u regjistruan në një ngjarje në Facebook për të shprehur interesimin e tyre për protestën e propozuar.

Një deputet britanik deklaroi se Zoti Trump do të pritet nga mijëra protestues dhe bëri thirrje akoma më shumë njerëzve për t'iu bashkuar protestës. /albeu.com/












Shtuar më 29/01/2018, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori