Mihajlovic shtrohet përsëri në spital për një terapi antivirale

Trajneri i Bologna, Sinisa Mihajlovic është shtruar përsëri në spital. Poliklinika Sant’Orsola e Bolognës në një njoftim zyrtar thotë se trajneri është shtruar në “Institutin e Hematologjisë Ser Seragnoli” për t’iu nënshktuar një terapie antivlirale që mund të jetë e nevojshme për transplantimin e palcës kurrizore.

Doktorët besojnë se kohëzgjatja e qëndrimit në spital duhet të jetë më e shkurtër se ajo e shtrimeve të mëparshme.

Mihajloviq kishte njoftuar publikisht se kishte vuajtur nga një formë leuçemie në mesin e korrikut të vitit të kaluar. Pas disa cikleve të trajtimit me kimioterapi, ai ka kryer transplantim të palcës nga një dhurues i panjohur më 29 tetor. Rreth një muaj pas operacionit, ai doli në një konferencë për shtyp me mjekët për të njoftuar se ishte shumë mirë dhe po fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.


Shtuar 27.01.2020 11:45