Londinezët të prekur nga sulmet terroriste, reagojnë në median sociale
Pëlqej
Londinezët të tmerruar nga aktet terroriste që po ndodhin në Londër kohët e fundit janë shprehur në rrjetet socuale se "nuk e duan urrejtjen" pasi një tjetër sulm i tmerrshëm terrorist tronditi kryeqytetin këtë mëngjes.

Një person u vra dhe dhjetë të tjerë u plagosën pasi një shofer i furgonit te bardhe bërtiti "Unë do të vras të gjithë muslimanët" duke iu vërsulur një xhamie të njohur në veri të Londrës në orët e para të mëngjesit.

Një burrë 48 vjeçar është arrestuar me dyshimin për vrasje në tentativë pasi furgoni hipi në trotuar dhe sulmoi myslimanët pranë Xhamisë së Finsbury Parkit, pak pasi mbaruan lutjet e mbrëmjes së Ramazanit.

Qindra londinezë sfidues tashmë betohen në mediat sociale se nuk do të lejojnë që sulmet terroriste t'i ndajnë ato.

Ata u shprehën se terroristët janë terroristë, dhe se asgjë nuk ka të bëjë me asnjë fe dhe të mos lejonin që ti ndanin.

Mbrëme në kohën e sulmit terrorist një i moshuar ndodhej në stacionin autobuzit pranë xhamisë ku ndodhi ngjarja, ai kishte probleme shëndetsore sic raportoi policia dhe u dërgua menjëherë për ti dhënë ndihmën mjeksore por nuk mundi të mbijetonte.

Sipas policisë ky është personi që humbi jetën mbrëmë gjatë sulmit, sepse pësoi atak kardiak. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori