LONDER/ Myslimanët mbledhin mijëra funte për viktimat e sulmit terrorist
Një dëshmitar mysliman i sulmit që tronditi Londrën dy ditë më parë, ka marrë iniciativën për mbledhjen e fondeve për familjarët e viktimave.

Po sipas medieve të huaja, një faqe e quajtur Myslimanët e Bashkuar për Londrën ka arritur që të grumbullojë rreth tremijë funte vetëm për një orë dhe ka kaluar mbi 10 mijë funte për 15 orët e ardhshme, pasi që qindra njerëz dhanë kontributin e tyre.

Muddassar Ahmed ka thënë se kishte filluar me grumbullimin e fondeve pasi kishte dëshmuar sulmin.

"Isha i tronditur nga pamjet e të lënduarve dhe humbja e jetëve, pamje që shihja nga dritarja ime", ka shkruar ai.

Ai tani ka ngritur objektivin e fondit për 20.000 funte për shkak se kishte parë gatishmëri të lartë të njerëzve për të kontribuar. /albeu.com/

Shtuar më 24/03/2017, ora 11:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori