CHAMPIONS/ Dy ndeshjet interesante të ditës së sotme

Pas dy super ndeshjeve të mbrëmshme, Champions vazhdon edhe sonte me dy ndeshja interesante.

Befasia e këtij raundi, Atalanta do të takohet në shtëpi me Valencian. Për ekipin italian kjo është hera e parë që ata marrin pjesën në fazën e nokautit në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube.

Ndeshja do të luhet në ‘San Siro’, për shkak të rikonstruktimit të stadiumit në Bergamo.

Në anën tjetër, Tottenham pret Leipzigun në Londër. Jose Mourinho do duhet të bëjë pa dy sulmuesit kryesorë Harry Kane dhe Heung Min-Son që janë jashtë fushave për shkak të dëmtimeve.

Kjo do të jetë një plus i madh për skuadrën gjermane e cila do tentojë të shkruajë historinë për kualifikimin e mëtutjeshëm.

Të dyja sfidat nisin nga ora 21:00.


Shtuar 19.02.2020 08:51