U ekzekutua me snajper, biznesmeni dyshohet se u qëllua nga vrasës profesionistë

Biznesmeni Kastriot Reçi, ish-pronari i televizionit lokal në Lezhë Media+ u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Rrëshen teksa po dilte nga lokali i tij në qendër të qytetit.

Sipas informacioneve dyshohet se ai është ekzekutuar me snajper dhe në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një plumb.

Për shkak të precizionit të vrasjes, grupi hetimor dyshon se ekzekutimi është bërë nga vrasës profesionistë dhe se autori i ka ditur mirë lëvizjet e viktimës shkruan bw.

Deri tani pista që dyshohet është ajo e hakmarrjes pasi se ka lidhje me veprimtarinë kriminale të 47-vjeçarit dhe vëllait të tij Gaspër Reçi, i vrarë në prill të 2017 në Itali.


Shtuar 7.01.2020 12:13