Formacioni i shkëlqyer i Man United sezonin e ardhshëm me Haaland dhe tre nënshkrime të tjera

Mësohet se Manchester United po bën të pamundurën për të nënshkruar me super yllin norvegjez të Borussia Dortmund, Erling Haaland duke shfrytëzuar trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick i cili ka kontaktuar me babanë e tij.

Të gjithë klubet më të mira të kontinentit duan të nnëshkruajnë me sulmuesin i cili raportohet se ka një klauzolë largimi prej vetëm 65 milion funtesh dhe bëhe aktive në verë.

Gjithashtu Express Sport mëson edhe 3 emrat e tjerë që “Djajtë e Kuq” kanë në lupë dhe kanë të gjitha mundësitë për t’i transferuar.

Mbrojtësi i Norëich City, Max Aarons është një nga dëshirat e Manchesterit bashkë me dy mesfushorët, yllin i Marseille, Kamara dhe ai i Lazios, Milinkovic-Savic.

Sigurisht këto dy të fundit do të zbarkonin në “Old Trafford” pasi nga aty të jenë larguar emra të tjerë si Pogba apo Lingard.

Formacioni i mundshëm i Man.United në sezonin 2022/2023:

De Gea- Aarons, Varane, Maguire, Shaë- Kamara, Milinkovic Savic- Sancho, Fernandes, Ronaldo- Haaland. /albeu.com


Shtuar 22.12.2021 11:57