Lisbonë, përfundon Samiti i NATO-s
Pëlqej
Në Lisbonë të Portugalisë përfundoi takimi i NATO-s. Kreu i Aleancës e cilësoi Samitin si sukses shumë të madh. Rasmusen përmendi në mesin e arritjeve miratimin e strategjisë dalëse nga Afganistani dhe bashkëpunimin me Rusinë për ndërtimin e mburojës raketore.

Rasmusen theksoi se presidenti rus Dimitri Medvedev e ka pranuar ofertën e NATO-s për të bashkëpunuar në ngritjen e një sistemi të ri të mbrojtjes raketore. Ky është bashkëpunimi i parë i këtij lloji mes Aleancës dhe Rusisë.
Shtuar më 20/11/2010, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori