Aksident tragjik në Durrës, vdes drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Durrës ku si pasojë ka humbur jetën një 45 vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur tek mbikalimi i Shën Vlashit ku 45 vjeçari, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi

Durrës/Informacion paraprak: Më datë 19.08.2020, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i Shën Vlashit, Durrës, shtetasi Sh.Z., 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga.

Menjëherë është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Durrësit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 19.08.2020 12:39