Lirohet pas 18 vitesh burg gazetari uzbek
Muhammad Bekjanov, gazetari dhe aktivist i opozitës në Uzbekistan, është liruar pas 19 vitesh heqje lirie.

Ai është dënuar për tentatvië vrasje ndaj presidentit të ndjerë, Islam Karimov, por ka thënë se është torturuar për të pranuar akuzat e fabrikuara.

Bekjanov është vëllai i liderit në mërgim të opozitës, Muhammad Salih.

Ai dhe një koleg i tij mendohet se kanë qëndruar në burg më gjatë se çdo gazetar tjetër në botë.

Kolegu i tij, Yusuf Ruzimuradov, mbetet në burg.

Karimov ka qenë një nga sundimtarët më autokratikë të Azisë, i cili ka shtypur disidentët në emër të luftës kundër ekstremizmit islamik, transmeton "Rel". /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori