Lirohet nga burgu Mubarak, ish-Presidenti i Egjiptit
Një prokuror në Kajro ka urdhëruar lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit Hosni Mubarak, duke i dhënë kështu fund procedurave ligjore që kanë zgjatur pothuajse gjashtë vjet ndaj udhëheqësit autokrat, raporton agjencia shtetërore e lajmeve në Egjipt.

Raportohet se prokurori Ibrahim Saleh, ka urdhëruar lirimin e Mubarakut sot, pasi ka pranuar një peticion nga avokatët mbrojtës për lirim, bazuar në periudhën që tashmë ai ka qëndruar në burg, raporton AP.

88 vjeçari Mubarak më 2 mars u shpall i pafajshëm nga gjykata e lartë e apelit, për akuzat se ai kishte urdhëruar vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes së vitit 2011">2011, që i dhanë fund sundimit të tij 29-vjeçar, transmeton REL.

Peticioni argumentonte se Mubarak ka mbajtur dënimin prej tre vjetësh burgim për keqpërdorim të fondeve shtetërore, derisa ka qenë në paraburgim për rastin gjyqësor për protestat e vitit 2011">2011.

Mubarak, që prej arrestimit të tij më 2011">2011, ka kaluar pothuajse gjashtë vjetët e fundit në spital./albeu.com/


Shtuar më 13/03/2017, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori