Lirohet nga burgu Biljana Plavshic
Albeu.com
Ish-presidentja e serbëve të Bosnjës, Biljana Plavshiç, e cila ishte shpallur fajtore për krime lufte të kryera në Bosnjë e Hercegovinë, me vendim të Qeverisë suedeze është liruar nga burgu, pasi i ka vuajtur dy të tretat e dënimit.

Plavshiç gjatë gjykimit të saj në Gjykatën për Krime Lufte në Hagë kishte pranuar se mijëra njerëz të pafajshëm ishin viktima të fushatës serbe të spastrimit etnik në Bosnje.

Ajo pati deklaruar se fillimisht kishte besuar se serbët po mbronin veten nga përndjekja, e ngjashme me atë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Mirëpo, ajo tha se më pas e kuptoi se kjo fushatë shndërroi në viktima mijëra njerëz të pafajshëm.

Plashiç ishte gjetur fajtore në akuzat e ngritura për persekutim gjatë luftës në Bosnjë 92-95 dhe në vitin 2003 ishte dënuar më 11 vjet burg.
80 vjeçarja ishte duke e vuajtur dënimin në Stokholm të Suedisë, kurse lirimi i saj është bërë në bazë të ligjit suedez, pasi ajo ka vuajtur dy të tretat e dënimit.
Shtuar më 22/10/2009, ora 18:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori