Lirohen 10 pengje nga FARC
Rebelët e majtë kolumbianë të FARC kanë liruar 10 pengjet e fundit që mbaheshin të rrëmbyer për më shumë se një dekadë. Mësohet se ata ishin ushtarë dhe policë ndërsa ata janë marrë nga xhungla me një helikopter ushtarak brazilian dhe tashmë u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore.


Presidenti Juan Manuel Santos përshëndeti njoftimin, por tha se përpjekjet janë ende "të pamjaftueshme" për të hapur bisedimet e drejtpërdrejta për paqe me rebelët që kanë luftuar pushtetin qëndror. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori