Tensionohet situata: Irani ofron 80 milionë dollarë për kokën e presidentit Donald Trump

Autoritetet iraniane kanë vënë një çmim mbi kokën e presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë ceremonisë së varrimit të Gjeneralit, Qasem Soleimani.

Një shpërblim prej 80 milionë dollarë është vënë për këdo që e vret presidentin amerikan, pasi ky i fundit urdhëroi vrasjen me dron të gjeneralit iranian.

Gjatë funeralit, që transmetohej drejtpërdrejt në televizionin shtetëror të Iranit, u deklarua se një dollarë do të jepet në tavolinë për cdo iranian në vend për këdu që vret presidentin amerikan.

“Irani ka 80 milionë banorë. Duke u bazuar në popullatën iraniane, ne dëshirojmë të mbledhin 80 milionë dollarë si shpërblim për kokën e Donald Trump”, thuhej në komunikatë. Soleimani u vra të premten në një sulm me dron mbi eskortën e tij në aeroportin e Irakut.


Shtuar 5.01.2020 19:23