Vizitë në Kosovë, zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së takojnë Osmanin

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndoimor Gabriel Escobar dhe ai i BE-së Miroslav Lajçak janë në ditën e dytë të takimeve në Kosovë.

Në fotot e publikuara nga mediat në Kosovë shihet momenti kur Escobar, Lajçak dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier ecin në këmbë drejt selisë së presidencës ku do zhvillojnë një takim me presidenten, Vjosa Osmani.

Kujtojmë se edhe gjatë pasditës së djeshme Vjosa Osmani është takuar me zyrtarët e lartë të SHBA-së dhe BE-së ku u diskutua dialogu Kosovë-Serbi. Në dalje të takimit Escobar refuzoi të flasë për mediat.