Lind nje femije me zemer jashte trupit (VIDEO)
Albeu.com
Në qytetin Kerkyk, në veri të Irakut, lindi një fëmijë me zemër të dalë jashtë gjoksit. Siç transmeton agjencia e lajmeve Cihan, fëmija me emrin Rukiye Gasan Ibrahim, ka lindur ...... në spitalin Azad ndërsa mundësia e të jetuarit është e vështirë për shkak të kushteve të vështira dhe pamundësisë së ofrimit të shërbimeve të nevojshme mjekësore.

Menjëherë pas lindjes, mjekët analizuan pjesën e dalur jashtë trupit dhe vërejtën se bëhej fjalë për copë mishi pa kocka ndërsa në vendin ku normalisht duhej të ishte zemra, nuk kishte asgjë dhe ishte hapësirë boshe.

Fëmija i quajtur Rukije, lindi në javën e 33-të dhe peshonte 1.700 gram. Sipas specialistit të Pediatrisë së spitalit Azad, Dr. Riza Hamza Ahmet, fëmija akoma është në 24 orët e para të jetës dhe është në gjendje të mirë por mundësia për të jetuar është shumë e vogël.

Sipas Dr. Riza Hamza Ahmet, rrahjet e zemrës së Rukijes janë normale dhe ky lloj rasti shihet 1 në 5 milion. Ekziston mundësia e operimit por kjo mund të bëhet në ndonjë spital modern ndërsa në Irak, ky lloj operacioni është i pamundur. (albeu.com)


Ja videoja:

Shtuar më 25/02/2010, ora 04:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori