Ligji për Trepçën rebelon punëtorët serbë
Vendimi i Qeverisë për dërgimin në Kuvend të projektligjit për Trepçën, ka detyruar që më shumë se 100 punëtorë të Trepçës të dalin në rrugë.

Kjo ka bërë që punëtorët të bllokojnë rrugën Mitrovicë-Leposaviq, në shenjë kundërshtie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, që projektligji për Trepçën të shqyrtohet në seancën e Kuvendit, i cili do të mbahet të premten.

"Gjatë ditës së sotme rreth 100 persona, punëtorë të Trepçës, kanë protestuar në fshatin Rudarë, përkatësisht në magjistralen Mitrovicë-Leosaviq.

Protesta ka zgjatur gjysmë ore dhe ka përfunduar e qetë", ka thënë , ka thënë zëdhënës në Policinë e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, transmeton "Express". /albeu.com/


Shtuar më 05/10/2016, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori