Ligji është ligj! Nusret e kapin me shkelje dhe i mbyllin restorantin vetëm 8 ditë pas hapjes

Ligji është njësoj për të gjithë dhe kjo nuk vihet në dyshim as për të pasurit apo për njerëzit e famshëm.

Mbyllet restoranti i shefit të famshëm turk, Nusret Gökçe. Kjo pasi dështoi në respektimin e rregullave të sigurisë. Këtu vlen të theksohet mosmbajtja e maskës nga punonjësit dhe klientët.

Më datën 18 Shatator, Gökçe postoi në video në Instagram ku shfaqeshin njerëzit në restorant shumë afër njëri-tjetrit, shumica pa maska.

Kjo bëri që në datën 26 Shtator, Bordi i Licencimit dhe Departamenti i Shërbimeve Inspektuese në Boston, të urdhëronte mbylljen e restorantit. Ndërkohë, vetë shefi nuk ka reaguar pas këtij vendimi.

Rikutojmë "Nusr-Et Boston", është pjesë e një zinxhiri restorantesh kryesuar nga shefi i famshëm turk Gökçe. Siç njihet ndryshe me emrin "Salt Bae", ai u bë i famshëm në rrjetet sociale për aftësinë e veçantë të të prerit dhe kriposjes së mishit.
Shtuar më 29/09/2020, ora 20:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori