Liga Arabe 1 muaj kohë SHBA-ve për rifillimin e bisedimeve
Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe i dhanë një muaj kohë Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të fusin sërish në binarë bisedimet e ndërprera të paqes në mes të Izraelit dhe palestinezëve.

Pas një takimi në qytetin bregdetar libian Sirte, ministrat sqaruan se ata përkrahin në këtë mënyrë një propozim të presidentit të palestinezëve Mahmud Abaz. Njëkohësisht në mënyrë demonstrative ata shprehën mbështetjen e plotë për presidentin Abaz.

Vendimi i tij për ndërprerjen e bisedimeve ka qenë i drejtë për aq kohë sa Izraeli nuk e vazhdon moratoriumin për ndërtimin e ngulimeve hebreje në Bregun Perëndimor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përshëndetën propozimin e Ligës Arabe.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë bisedimet me palët në Lindjen e Mesme.
Shtuar më 09/10/2010, ora 09:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori