Lidhjet jashtëmartesore të Trump, reagon për herë të parë Melania
Pëlqej
Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump ka vendosur të reagojë për herë të parë në lidhje me lajmet e lidhjve jashtëmartesoreTrump.

Në intervistën e saj për ABC News, ajo hodhi poshtë pretendimet, sidomos rastin e pornostares Stormy Daniels dhe Karen McDougal.

"Unë jam një nënë dhe një Zonjë e Parë, dhe kam gjëra shumë më të rëndësishme për të menduar e për të bërë. Kjo çështje nuk është shqetësimi dhe fokusi im.

E di që njerëzit duan të spekulojnë dhe media do të spekulojë për martesën tonë. E kuptoj që ngjarjet rozë shesin gazetat e revistat dhe fatkeqësisht ne jetojmë në këtë botë’, tha Trump.

Ajo shtoi se ka njerëz që janë aktualisht në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk u beson aspak.
Shtuar më 12/10/2018, ora 19:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori