Lidhet kontrata historike e gazit mes Izraelit dhe Egjiptit
Pëlqej
Izraeli nënshkroi një kontratë të konsideruar historike për furnizimin e Egjiptit me gaz natyror , njoftoi sot kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në një deklaratë.

“Kjo kontratë do të sjellë miliarda në arkën e shtetit”, pohoi Netanyahu pa dhënë detaje.

Sipas një deklarate të grupit izraelit energjetik “Delek”, vlera e kontratës mund të arrijë deri në 15 miliardë dollarë (rreth 12 miliardë euro). /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2018, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori