Liderit të Katalonjës i kërkohet të heqë dorë nga pavarësia
Lideri i partisë socialiste spanjolle, Pedro Sanchez i kërkoi sot kreut të qeverisë katalonase, Carles Puigdemont për të pezulluar gjithçka dhe për të hequr dorë ndaj deklaratës për pavarësinjëanshme, që ai parashikon për ta bërë nesër.

“Shpresoj, brenda kompetencave të mia që ai të na dëgjojë, që të pezullojë gjithçka, për të mos lëshuar deklarata të njëanshme për pavarësi”, tha Sanchez.

Ai theksoi se do të mbështeste kundërpërgjigjen e shtetit spanjoll, që mund të përfshijë pezullimin e autonomisë rajonale në rast të një deklarate të njëanshme. /albeu.com/

Shtuar më 09/10/2017, ora 18:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori