Lideri i rusëve të Ukrainës akuzon Kievin për padrejtësi
Pëlqej
Lideri i separatistëve pro-rusë në Ukrainë, Alexander Zakharchenko tha se është e kotë të vazhdohen bisedimet me Kievin.

Një deklaratë të tillë, Zakharchenko e ka dhënë pasi janë vrarë 6 rebelë nga forcat ushtarake të Ukrainës në Donjeck.

"Për çfarë na shërbejnë këto deklarata dhe për çfarë flasim, kur Kievi nuk e respekton armëpushimin", tha lideri i rebelëve pro-rusë.

Zakharchenko ka akuzuar Kievin për shkelje të armëpushimit, i cili u arrit më datë 5 shtator në Minsk mes përfaqësuesve të rebelëve dhe të qeverisë së shtetit të Ukrainës./albeu.com/

Shtuar më 15/09/2014, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori