Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Lideret e G20 arrijne marreveshjen
Pëlqej
Albeu.com
Lideret e vendeve te G20, te mbledhur ne Uashington kane arritur nje marreveshje mbi deklaraten finale, qe do te bazohet mbi nje pakt mbi rruget qe duhen ndjekur per te rivendosur besimin tek tregjet e goditura nga kriza ekonomike.
Lajmin e bejne te ditur burime diplomatike, sipas te cilave marreveshja e arritur nga lideret eshte e perafert me idete evropiane mbi parimet qe duhen ndjekur dhe parashikon mbikeqyrjen e tregut dhe transparencen e tij.

Duke e cilesuar samitin si “pozitiv”, burimet kane shtuar se deklarata finale ben fjale per rigjenerimin e ekonomise, duke bere referim edhe tek politikat monetare, tek roli i instituteve nderkombetare si FMN dhe Banka Boterore dhe tek mbeshtetja per t’iu ofruar vendeve qe jane ne situata emergjente.

Burimet kane shtuar se propozimet e para mbi rregullat e reja per tregjet duhet te jene gati brenda 31 marsit te ardhshem, duke qene se nje samit i ketij tipi do te mbahet mes kesaj date dhe 30 prillit. (tch)
Shtuar më 16/11/2008, ora 16:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori