Udhëheqës botërorë të mbledhur në Paris do të kryesojnë ceremonitë
përkujtimore të kësaj të diele, që shënojnë 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore, në një kohë kur nacionalizmi sa vjen e rritet dhe shoqëria globale është përfshirë nga tensione diplomatike.
Rreth 70 udhëheqës botërorë, përfshi presidentët amerikanë dhe rusë, Donald Trump e Vladimir Putin, do të shënojnë 100-vjetorin e Armëpushimit të vitit 1918 në kryeqytetin francez.
Ndërkohë, ceremonitë në Zelandën e Re, Australi, Indi, Hong Kong dhe Mianmar kanë shënuar fillimin e shfaqjeve
përkujtimore në mbarë
botën, për një konflikt që përfshiu miliona trupa ushtarake nga vendet e kolonizuara në Azi e Afrikë. Krerët e kombeve të “Commonwealth”-it, forcat e të cilëve u dërguan nën komandën britanike 100 vite më parë, dhanë gjithashtu një mesazh paqeje dhe shprese për
botën, për shekullin në vijim.
“Ajo ishte një luftë ku India nuk u përfshi drejtpërdrejt, e megjithatë ushtarët tanë luftuan në mbarë
botën për kauzën e paqes”, shkroi
kryeministri indian, Narendra Modi, në Twitter këtë të dielë.
“Për të nesërmet tona, ata hoqën dorë nga ‘e sotmja’ e tyre”, tha
kryeministri australian, Scott Morrison përpara një turme njerëzish të mbledhur për ceremoninë kombëtare të Ditës së Përkujtimit në Canberra.
Përkujtimoret në Paris, të përqendruara në varrin e “Ushtarit të Panjohur” nën Harkun e Triumfit, pritet të përfshijnë edhe paralajmërimet mbi rrezikun e nacionalizmit në kohët moderne.
Kurse Hashim Thaçi ndodhet prapa Putinit.
Shtuar më 11/11/2018,
ora 12:39