Liderët botërorë bëjnë thirrje për qetësi pas sulmeve kundër misioneve diplomatike danez
Pëlqej
Albeu.com
Liderët botërorë kanë bërë thirrje sot për qetësi pas sulmeve të fundjavës kundër misioneve diplomatike daneze, të cilave u është dhënë flaka dhe pasi Libani dhe Siria kanë premtuar hetime sesi protestat për shkak të karikaturave të profetit Muhamed u bënë të dhunshme, njofton Rojter.“I bëj thirrje të gjitha vendeve arabe të flasin me maturi rreth asaj që po ndodh”, ka thënë ministri i jashtëm francez Blezi pas revoltave në Bejrut dhe Damask duke sublimuatr kështu edhe pikëpamjen e liderëve të tjerë botërorë.
Mirëpo, sot edhe në Ukrainë gazetat kanë botuar karikaturat e tilla me profetin Muhamed, që më parë ishin botuar në Bullgari, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë. Zvicër, Hungari, Zelanda e Re, Poloni dhe në SHBA. qik
Shtuar më 06/02/2006, ora 15:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori