Libia u ofron amnisti dezertorëve
Televizioni shtetëror i Libisë tha se ushtarët që kanë dezertuar te kryengritësit që luftojnë për ta përmbysur Moamer Gadafin do të falen nëse u dorëzohen forcave qeveritare. Trupat e Gadafit kanë filluar t'i shtyjnë rebelët, të cilët një javë më parë kontrollonin pjesën lindore të vendit dhe po i afroheshin kryeqytetit Tripoli.

Të shtunën, Liga Arabe mbështeti propozimin për vendosjen e zonës së ndalim-fluturimit mbi Libi për t'i mbrojtur civilët nga trupat e Gadafit. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2011, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori