Libia shpall armëpushimin
Lideri i Libisë Moamar Gedafi ka deklaruar armëpushim dhe ka pranuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit. Lajmi është bërë i ditur nga burime të qeverisë që deklarojnë armëpushimin e menjehershëm.

Pak orë më parë Gedafi, dha paralajmërimin se do ta kthejë në ferr jetën e atyre që do të guxojnë të ndërmarin sulme.

“Nëse bota është çmendur, atëherë do të çmendemi edhe ne. Do të përgjigjemi dhe ne”- citohet të ketë thënë Gedafi, për një televizion portugez, disa orë para së Këshilli i Sigurimit të miratonte rezolutën që autorizon pËrdorimin e forcës në Libi. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2011, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori