Libia shesh beteje midis fiseve tribale
Libia pritet të kthehet në një shesh beteje midis fiseve tribale ku pritet që të shkaktojë edhe destabilitet në vend. Kështu ka raportuar të mërkurën CNN në lajmet e saj për Libinë.

Një javë më parë, përleshje të përgjakshme u zhvilluan në Tripoli, të klasifikuara sipas banorëve në më të dhunshmet që prej përfundimit të luftës. Të hënën, disa dhjetëra rebelë sulmuan spitalin në qytetin e Zintanit, duke rrëmbyer një pacient dhe trupin e një rebeli të vrarë.

Gjatë ditës së martë në një zonë në periferi të Zintanit janë regjistruar përleshje të ashpra disa-orëshe, në të cilat u dëgjuan edhe shpërthime mortajash dhe breshëri mitrolozësh, ndërsa një qytet pranë Misuratës, i njohur për mbështjen që i dha kolonel Gaddafit, është shkretuar pas sulmeve të njëpasnjëshme të rebelëve.
Rënia e qeverisë së vendit ka bërë që tashmë aty të mos egzistojë rendi dhe qetësia /albeu.com/

Shtuar më 02/11/2011, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori