Libia ndalon anijen me armë për sirianët
Një anije me armë që lundronte në Mesdhe e cila mund të ketë qenë duke u përpjekur për të furnizuar rebelët sirianë është ndaluar nga autoritet libaneze. Sipas informacioneve anija, Lutfallah II, ishte nisur drejt qytetit verior të Libanit, në Tripoli.

Kontrollet e ushtruara gjatë natës zbuluan kashe të mëdha me armë e madje dhe granatahedhëse e pushkë në tre kontejnerë mallrash. Anija që fluturonte me flamur të Sierra Leones kishte lundruar nga Libia, përmes portit egjiptian të Aleksandrisë. Një tjetër anije, në pronësi të kompanisë gjermane Atlantik Cruiser, u ankorua në portin e Turqisë, në Iskenderun, për inspektim më 18 prill, pas dyshimeve për transportin e armëve iraniane në Siri. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2012, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori