Roja
bregdetare e Libisë thotë se ka ndaluar 284 migrantë në Detin Mesdhe.
Në deklaratën e sotme thuhet se migrantët u ndaluan në katër operacione të ndara, në ujëra afër qyteteve
bregdetare të Zawya, Garabulli dhe Abu-Kemmash dhe
Tripoli.
Migrantët, sipas
autoriteteve libiane, u janë dorëzuar
autoriteteve në
Tripoli dhe janë dërguar në qendra të ndalimit.
Libia është pikë kyçe e rrugës së
migrantëve që ikin nga luftërat dhe varfëria dhe që tentojnë të arrijnë në Evropë.
Në vitet e fundit, Bashkimi Evropian ka bashkëpunuar rojet
bregdetare të Libisë dhe grupe të tjera lokale për të parandaluar kalimet e rrezikshme në det të
migrantëve.
Shtuar më 24/11/2019,
ora 10:22