Basha përgatitet për "17 Majin" e dytë dhe futjen në zgjedhje
Libia ia thotë troç BE-së: Nuk duam kampe refugjatësh
Në grindjen për mënyrën e veprimit me refugjatët që duan të hyjnë në Europë, kampet e pritjes në vende të tjera jashtë BE po shihen si një opsion. Por Libia i tha jo ministrit të ri të Brendshëm italian, Matteo Salvini.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Punëve të Brendshme të Italisë, Matteo Salvinin në Tripoli, zëvendëskryeministri i Libisë, Ahmed Meitik u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë me Bashkimin Europian në çështjen e migracionit ilegal. Por Libia e refuzoi “kategorikisht” që qendra të tilla të ngrihen në territorin e saj. Kjo do të shkelte ligjin libian.

Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë, Matteo Salvini ishte shprehur më parë për ngritjen e kampeve pritëse për refugjatët në 5 vende afrikane, por pa përmendur emra konkretë. Në kthim në Itali ai u shpreh pastaj konkretisht për ngritjen e kampeve të tilla në jug të Libisë, Niger, Mali, Çad dhe Sudan. Qendra të tilla pritëse dhe identifikimi do të ndihmojnë Italinë si Libinë, të “ndalë” migracionin, kështu është shprehur kreu i partisë armiqësore ndaj të huajve, Lega.

Ndërsa u spekullua që këto kampe mund të ngriheshin edhe në Shqipëri, por Edi Rama ka mohuar dhe refuzuar një iniciativë të tillë.
Shtuar më 26/06/2018, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori