Libia i kërkon Nigerisë ekstradimin e djalit të Gadafit
Libia i ka kërkuar Nigerisë që të dorëzojë njërin nga djemtë e Muamer Gadafit, Al Sadi Gadafi që gjendet nën arrest shtëpie në shtetin fqinj afrikan, pas paralajmërimit se atdheu i tij po përballet me një kryengritje të re.

Zëdhënësi i Këshillit Tranzitor Kombëtar, Muhamed Hareizi, tha se Nigeria duhet të përmbushë kërkesën për ekstradimin e Al-Sadi Gadafit dhe zyrtarëve tjerë, për të “ruajtur marrëdhëniet dhe interesat “me Libinë.

I biri i Muamer Gadafit i ka ka bërë komentet e tij të premten ,në një intervistë telefonike për televizionin Al-Arabia. Ai tha se vazhdon të ruajë kontakte me shumë mbështetës në Libi.

Al Sadi Gadafi nuk kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, por është nën sanksionet e OKB-së. Ai ka ikur në Nigeri pasi Tripoli ra në duart e kryengritësve.
Shtuar më 11/02/2012, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori