Libia feston përvjetorin e pavarësisë
Libia feston gjatë ditës së sotme përvjetorin e pavarësisë së saj pas 42 vitesh sundimi nga regjimi i Muammar Gaddafit. Mbretëria e bashkuar e Libisë u formua më 24 dhjetor të vitit 1951 nga mbreti Idris.

Pas marrjes së pushtetit nga koloneli Muammar Gaddafi në vitin 1969, vetëm kjo datë është lejuar të kujtohej. Festime të mëdha janë planifikuar në Tripoli, përfshirë një drekë me tryeza për mijëra persona, që sipas organizatorëve mund të arrijnë deri në 2 kilometra përgjatë vijës bregdetare të kryeqytetit.

Evenimenti kryesor i ditës do të jetë marshimi nga Sheshi i Martirëve deri në muzeun kombëtar të vendit, ish-pallati mbretëror, ku do të mbahen disa fjalime. Tubimi pritet të fillojë në orën 15:00 dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, përfshirë kryetarin Mustafa Abdul Jalil dhe kryeministrin e përkohshëm Abdurrahim al Keib, do të jenë të pranishëm bashkë me një numër zyrtarësh të huaj. /albeu.com/

Shtuar më 24/12/2011, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori