CESID po ashtu ka dhënë njoftimin përfundimtar se në referendum kanë dalë 53. 3 % e votuesve dhe se “për” kanë votuar 51.4 % prej tyre. Mirëpo, Partia Liberale në opozitë njoftoi për "vjedhje masive", pasi individët votonin nga disa herë dhe pa dokumente personale. Shqiptarët në Luginën e Preshevës e bojkotuan referendumin. Sipas CESID-it, dalja e serbëve të Kosovës ishte mbi 80 % e votuesve të regjistruar. Rezultatet zyrtare të referendumit pritet të shpallen sot.