Libanët duhet të mbrohen
Barack Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se SHBA-të dhe vendet e koalicionit janë të gatshme të veprojnë menjëherë për t'i dhënë fund dhunës ndaj civilëve. "Konsensusi ynë është i fortë dhe vendosmëria jonë është e qartë. Populli i Libisë duhet të mbrohet", ka thënë Obama në Brazil, ku ka filluar turneun në Amerikën Latine.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, tha se avionët ushtarakë të Francës tashmë fluturojnë mbi hapësirën e Libisë.

Aeroplanët dhe luftanijet e SHBA-ve janë të gatshme për veprime ushtarake, por nuk marrin pjesë në fushatën fillestare ajrore, të cilën po e udhëheq Franca.

Pjesëmarrjen në operacionet mbi Libi e kanë e konfirmuar edhe Katari, Belgjika, Danimarka, Norvegjia, Holanda e Spanja, ndërkaq Kanadaja ka bërë të ditur se do të dërgojë shtatë aeroplanë luftarakë. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2011, ora 18:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori